Telenews

Fadil Demaku kandidat për deputet që të rikthehet në Kuvendin e Kosovës me numër 19

Fadil Demaku, kandidati me numër 19 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), rikthehet në garën për Kuvendin e Kosovës. Demaku, i cili ka qenë deputet në legjislaturën 2010-2014, shquhet për kontributin e tij si ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë kohës së luftës, ai dhe pesë vëllezërit e tij shërbyen si bashkëluftëtarë në betejën për liri. Familja Demaku ka dhënë një sakrificë të jashtëzakonshme për vendin, pasi njëri prej vëllezërve dhe njëra motër e tij ranë dëshmorë në luftë.

Me përvojën e tij në Kuvend dhe kontributin historik për çështjen kombëtare, Fadil Demaku synon të përfaqësojë qytetarët me angazhim dhe përkushtim në mandatin e ri.

Të ngajshme

Eskalon debati, Hodaj-Matoshit: S’ki kaçik me marrë avokat si unë, ti ke nevojë për doktor!

Donat Hashani

Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura në një restorant në Han të Elezit

Donat Hashani

Lirohen tre malazezët e arrestuar në Kosovë vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”

Donat Hashani