Telenews

“Fajin ia vendos vetes”, Loredana tregon bisedën me prindërit për Jozin pasi doli nga Big Brother

Loredana Brati ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e saj në Big Brother Vip Albania.

Ajo tregoi se pasi doli nga shtëpia, ku arriti që të shkonte deri në gjysmë finale, foli më prindërit dhe pa reagimet e tyre dhe intervistën e Jozit herën e parë që ai doli nga shtëpia.

Ajo tha se prindërit i thanë: a nuk kishim të drejtë kur të thoshim që ishe nën në hije, dhe pjesa jote më e bukur doli kur ti dole nga ajo hije?!

“U dhashë të drejtë, por nuk ia hedh fajin askujt veç vetes sime, ka qenë vetëm faji im. Nuk e konsideroj gabim marrëdhënien që krijova, por ndodhi. Mësova nga ajo dhe prapë më ka dhënë shumë emocione”, u shpreh Loredana në “Shqipëria Live”.

Ndërkohë e pyetur për komentin që prindërit i bënë për incidentin e ndodhur me Jozin dhe Gjestin në shtëpi, ajo tha: Ishin tronditur shumë, ishin në merak për mua, dhe nga tani e tutje më thanë ‘me mendje në kokë’.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta