Telenews

“Faleminderit, Inter”, tifozët e Real Madridit falënderojnë italianët për eliminimin e Barcelonës

“faleminderit,-inter”,-tifozet-e-real-madridit-falenderojne-italianet-per-eliminimin-e-barcelones

Barcelona dhe Interi i dhanë fund një prej ndeshjeve më të mira në historinë e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

Pasi dy ndeshjet përfunduan me rezultatin identik 3-3, Interi arriti të shënonte një tjetër gol në kohën shtesë për të kaluar në finale.  

Tifozët e Real Madridit festuan rënien e Barcelonës nga Liga e Kampionëve, garë që vet kishin rënë më herët nga Arsenali. 

Disa prej tyre falënderuan Interin që i nxori jashtë rivalët e urryer. Ata vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter).  

 

 

Një video e banderolës u publikua nga televiziv spanjoll El Chiringuito. 

Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale nga Arsenali, i cili luan kundër PSG-së në Paris sonte për finalen.  

Reali fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, por skuadra u vu në vështirësi nga lëndime të shumta. Ata humbën gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës me rezultatin 3-2. Ai ende mund ta fitojë kampionatin, por janë prapa me katër pikë nga Barcelona.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj