Telenews

Falja e tatimit në pronë, ky është propozimi i Përparim Ramës

 

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar propozimin që ka bërë për faljen e Tatimit në Pronë.

Rama ka propozuar që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, të falet prej 0 deri në 100 euro.

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, ky propozim do t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve të Prishtinës, dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmerinë buxhetore të Kryeqytetit

“Njëherësh, nuk do të cënojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asambleist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR!”, ka shkruar Rama.

Të ngajshme

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

Valjeta Turkaj

Vetëvaret një i burgosur në qelinë e Fushë-Krujës – çfarë dyshohet?

Valjeta Turkaj

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

Valjeta Turkaj