Telenews

Familja Ademaj dërgon kërkesën për rivarrim të Liridonës

 

 

Familja Ademaj i ka bërë kërkesë me shkrim institucioneve zyrtare për zhvarrosjen e Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Familja iu drejtua Prokurores Besa Limani me shkresë për zhvarrimin Liridona Ademajt nga Cermjani i Gjakovës dhe që rivarrosja të bëhet në fshatin Rracaj.

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhet në shkresën që familja ia ka drejtuar prokurisë.

Ndërkohë që ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridonës.

Seanca dëgjimore është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa gjykata tash pritet të marrë vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Të ngajshme

Për gjatë muaj, 776 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Greqi: Ambulanca përmbyset, humb jetën pacienti 54-vjeçar

Valjeta Turkaj

Përmbytje katastrofale në Pakistan: Mbi 600 të vdekur dhe 200 të zhdukur

Valjeta Turkaj