Telenews

Familja Dragusha njofton se janë mbledhur paratë e nevojshme për trajtimin e vajzës së tyre, Ninës

Janë mbledhur paratë për trajtimin e vajzës Nina Dragusha, e cila është  diagnostikuar me Tumorin NEUROBLASTOMA në Abdomen.

Familja Dragusha para disa ditësh ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e vajzës, duke njoftuar se kostoja për trajtim është 144.000 Euro.

Ndërkaq, sot familja Dragusha njofon se janë mbledhur paratë duke falënderuar qytetarët për ndihmë.

“Ju falënderojmë të gjithëve për ndihmën që e keni dhënë për shërimin e Ninës dhe ju njoftoj që shuma e kërkuar është grumbulluar dhe për korrektësi e ka kaluar vlerën, si Shqiptar human që jemi, kemi marr ndihma nga të gjitha anët e botës e i madhi Allah ju shpërbleftë juve sepse e keni nda buxhetin e familjes tuaj për me e rikthy buzëqeshjen e vajzës në familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Më tej, në njoftim thuhet se nga tani do të fillojë rrugëtimi disa mujor për shërimin e Ninës në Turqi.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj