Telenews

Familja e 18-vjeçarit të vrarë i jep besë familjes së dorasit me rastin në Podujevë

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e 18-vjeçarit të vrarë Lulzim Fejzullahu, i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami.

Kujtojmë se nesër prej orës 13:00 në Podujevë do të organizohet një marsh, ku do të kërkohet drejtësi për Lulzimin.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj