Telenews

Familjarët e 35-vjeçares që vdiq vitin e kaluar në Malishevë e sulmojnë brutalisht doktorin Karaxha

Hetimi për rastin e 35-vjeçares nga Malisheva që humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e mjekut Xhavit Karaxha në Malishevë, nuk ka sjellë deri më sot asnjë rezultat inkriminues ndaj tij. Përderisa nuk u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë për rastin, familja siç duket ka vendosur që ta marrë drejtësinë në duar, raporton Gazeta Sinjali.

Xhavit Karaxha ishte sot cak i një sulmi brutal nga familjarët e të ndjerës, të cilët fatkeqësisht kanë vendosur të mos e presin drejtësinë, duke tentuar që të hakmerren.

Siç merr vesh Sinjali, doktori Karaxha është rrahur me mjete të forta konkretisht nga bashkëshorti i viktimës bashkë me vallain e tij – e të cilëve u doli në ndihmë edhe babai i të ndjerës.

Në një prononcim për Sinjali, nga familja e Karaxhës kanë bërë me dije se gjithë ky rast i rëndë ndodhi në prani të nënës se doktorit teksa familja ishte në një restorant në Malishevë.

Sipas informacioneve të para, nëna e Karaxhës u përballë me sulmin ndaj të birit, në mes të restorantit – ku fillimisht e rrëzuan atë përtokë e doktorin filluan ta godasin.

“Kanë kërcënuar familjen në format më të rënda, s’kanë kursyer as gra e as fëmijë..” – tha i shqetësuar për Sinjalin një familiar i doktorit.

Karaxha i cili pësoi lëndime të rënda trupore përfundoi në Emergjencë për trajtim mjekësor e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kujtojmë se një fakt me rëndësi sa i përket pacientes së ndjerë është se e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me rastin, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Të ngajshme

Liderët evropianë pozojnë për foton zyrtare në Samitin e Tiranës, Osmani në rreshtin e dytë

Valjeta Turkaj

Samiti Evropian, Haradinaj: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë

Valjeta Turkaj

Sekretari i NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

Valjeta Turkaj