Familjarët e binjakëve Daçaj kanë shprehur pakënaqësi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.
Pleskoviq, i njohur me nofkën “Miki”, u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, dy pjesëtarëve të familjes Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiut, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë.
Në një pronocim familjarët reagun të pakënaqur: “Ai mi ka myt shkavelli, mi ka vllaznit e mi. Edhe pak është dënu. Duhet me u dënu përjetë!”, u shpreh motra e binjakëve të vrarë. Edhe nëna e tyre, në lot, e quajti vendimin të padrejtë dhe theksoi se “ai i ka masakru vëllezërit”.