Telenews

Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca

 

 

Familjarët e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj.

Para gjykatës janë marrë edhe masa më të larta sigurie.

Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”./Telenews/

Të ngajshme

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

KushtrimGuraj

Shkupi nesër brohoret fuqishëm për drejtësi, protesta për UÇK-në e “djerësit” Mickoskin

KushtrimGuraj

Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani