Telenews

Fantastike: Maarif Schools of Kosova certifikohet nga Universiteti i Oksfordit

 

 

International Maarif Schools Of Kosova- Dega në Prishtinë është bërë qendra e parë në Kosovë e certifikuar nga Universiteti i Oksfordit.

Tashmë ju mund të certifikoni nivelin tuaj të gjuhës angleze me Oxford Test Of English, ekskluzivisht në International Maarif Schools Of Kosova.

Maarif Schools of Kosova ju ofron mundësinë për të kryer testin në Degën e tyre në Prishtinë, në dy periudha të vitit.

Vlen të ceket se testi i parë do të mbahet me datë 22 qershor, ora 11.00.

Maarif Schools of Kosova ka njoftuar se mënyra e testimit është online dhe mbahet në qendrën e tyre të licensuar nga Universiteti i Oksfordit.

Është një provim i njohur ndërkombëtarisht, i zhvilluar nga Oxford University Press dhe i certifikuar nga Universiteti i Oksfordit dhe vlerëson nivelin tuaj të njohurive të gjuhës angleze.

 

 

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Grand Blue Fafa Resort & Spa vjen me oferta speciale: Pushime luksoze dhe relaks në zemër të Golemit!

Rrezarta Ramaj

Vjeshta në Villa Bellevue koha e duhur për të shijuar qetësinë, rehatinë dhe momentet e bukura

Rrezarta Ramaj