Telenews

“Fashizmi i Putinit”, një miliarder heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë

“fashizmi-i-putinit”,-nje-miliarder-heq-dore-nga-shtetesia-ruse-per-shkak-te-luftes-ne-ukraine

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë ruse, për shkak të luftës së nisur nga Moska në Ukrainë.

Ai, po ashtu, ka dënuar “fashizmin e Putinit”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Tinkov e ka themeluar bankën online, Tinkoff, një prej ofrueseve më të mëdha të kredive, e cila ka mbi 20 milionë konsumatorë.

Ai ka thënë se nuk mund të jetë i lidhur me një shtet fashist. Ai e ka quajtur turp mbajtjen e pasaportës ruse.

“Nuk mund të jem i lidhur me një shtet fashist që ka nisur luftë kundër fqinjit paqësor”, ka shkruar ai në Instagram.

Ai besohet se aktualisht jeton në Londër, mirëpo është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, sikurse shumë anëtarë të elitës biznesore ruse.

“Shpresoj që më shumë biznesmenë do të jenë pas meje, në mënyrë që të dobësojnë regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij, dhe që në fund ai të humbë”, ka thënë Tinkov, shkruan REL.

Ai ka vazhduar duke thënë se e urren Rusinë e Putinit, mirëpo i do të gjithë rusët që janë kundër luftës.

Sanksionet perëndimore ndaj tij, dhe figurave tjera biznesore të Rusisë – të njohur si oligarkë – përfshijnë ndalesa në udhëtime, ngrirje të aseteve dhe konfiskim të aeroplanëve dhe jahteve.

Fuqia politike dhe ushtarake e Putinit varet shumë nga mbështetja e miliarderëve, të cilët janë pasuruar përmes lidhjeve me Kremlinin.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi