Telenews

FAST Kosova në aksion/ Arrestohet shtetasi nga Arabia Saudite, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, sot më 10.09.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë,  një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj