Telenews

“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë

Hoffenheimi ka bërë një postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

“Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në rrjetin social “Facebook”.

Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet me fillim nga ora 20:45 sonte, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Të ngajshme

Bomba e merkatos së janarit: Thiago Silva rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj

Hoffenheimi me urim special për tre yjet e Kosovës para ndeshjes ndaj Zvicrës

KushtrimGuraj

Kosova merr një pikë në udhëtim te finlandezët

Donat Hashani