Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli për RTI ka folur për vdekjen e babait të tij. Ai ka thënë se e ka zbuluar përmes disa serbëve se babain e tij nuk e ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sipas tij babain e tij e kanë vrarë shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe.
Sheholli në Radio Televizionin Iliria tha se babai i tij, Maliq Sheholli është vrarë në vitin 1997 dhe shton se atë nuk e ka vrarë UÇK-ja.

