Telenews

FBI nuk komenton hetimet mbi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

fbi-nuk-komenton-hetimet-mbi-sulmin-terrorist-ne-kanalin-e-iber-lepencit

“Nuk pranojmë të komentojmë”. Kështu thanë nga Byroja Federale për Hetime (FBI) pyetur për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, rast në të cilin po asistojnë autoritetet kosovare për të kryer hetimet.

Gazeta Nacionale e pyeti FBI-në nëse kanë diçka për të ndarë me publikun rreth ndonjë gjetje eventuale dhe nëse është etabluar ndonjë fakt i ngurtë rreth sulmit terrorist, ndërsa u përgjigjën fare shkurt se “nuk pranojmë të komentojmë”.

Qeveria e Kosovës autorësinë e sulmit terrorist e gjurmon deri te udhëheqësi famëkeq i grupit terrorist të Banjskës, Millan Radojçiq, me mbështetje logjistike deri te shteti serb me shërbimet e saj shtetërore.

Christopher Hill, ambasador deri kohëve të fundit në Beograd, kishte folur në emër të FBI-së se këta të fundit nuk kanë gjetur evidenca të përfshirjes së Serbisë.

Për ardhjen e e FBI-së për të kryer hetime krahas autoriteteve kosovare kishte njoftuar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

The post FBI nuk komenton hetimet mbi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj