Telenews

FBK angazhon edhe pesë trajnerë, kompletohet shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës

Rami Hadar është emëruar trajner i Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll.

Trajeri izraelit është prezantuar ditën e djeshme (e hënë), derisa sot FBK ka vendosur ta kompletoj edhe shtabin teknik.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka angazhuar pesë trajnerë si ndihmës të teknikut izraelit.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;
Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;
Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;
Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;
Mehmet Uğur – Trajner kondicional.
Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.

Reklama

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu.

Të ngajshme

Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh

KushtrimGuraj

Lamine Yamal bën histori: I sjell Barcelonës mbi 2 milionë euro për vetëm 24 orë

KushtrimGuraj

Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Valjeta Turkaj