Telenews

FC FORTUNA DR – KLUBI ME PERSPEKTIVË QË SYNON SUKSESET NË TË ARDHMEN

Historiku i një klubi me të ardhme – FC Fortuna DR (Drenas), është klub futbollistik nga qyteti i Drenasit i themeluar më 2020, nga një grup sportdashës, të cilët e kanë dëshirën, vullnetin dhë përkushtimin për të arritur deri në fund të këtij misioni, që është çdo herë të synojë majat në futbollin vendor e në të ardhmen dhe atë ndërkombëtar.
FC Fortuna DR (Drenas) shquhet për numrin e madh të lojtarëve më kualitativë të rrethit të Drenasit, që kanë veshur këtë fanellë dhe për numrin e madh dhe fanatik të tifozëve që e përcjellin. FC Fortuna DR (Drenas) u themelua dhe mbahet nga themeluesit e klubit ende si një klub vendas e me shumë perspektivë në futbollin vendor.
Futbollistët e parë të klubit stërviteshin në rrethana jo të mira të kushteve për të zhvilluar futboll modern, mirëpo talenti nuk mungoj asnjëherë në secilin nga ata me vullnetin e pathyeshëm të tyre.
Futbolli në Drenas është luajtur gjithmonë dhe i ka dhënë shumë futbollit vendor si dhe atij ndërkombëtar me talentë të ndryshëm që vinë nga ky vend. Këtë nismë klubi synon ta kthejë në vazhdimësi i formuar për të kërkuar suksese.
Nga themelimi e deri tani, klubi numëron një numër të madh futbollistësh, talentë të rinj që në të ardhmen do të dalin edhe në sportin ndërkombtar, pa dyshim e që do të promovojnë sportin vendor.
Klubi garon momentalisht në ligën e tretë në futbollin e ligës zyrtare të kampionatit kosovar, pasi që është viti i parë që marrin pjesë në të, gjithashtu kanë marrë pjesë edhe në Kupën e Kosovës gjatë vitit 2021 apo në gjysmën e parë të kampionatit vjeshtor 2021.
Klubi ka ngjyra zyrtare bardhekaltër që nga themelimi duke u bazuar në logon e klubit e cila është formuar me shenja dalluese të cilat përkojnë me emrin e klubit FORTUNA.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu