Telenews

FC Liverpool falënderon Dua Lipën për koncertin në “Anfield”

fc-liverpool-falenderon-dua-lipen-per-koncertin-ne-“anfield”

Klubi i njohur anglez, Liverpool FC, ka falënderuar këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa, pas koncertit të saj madhështor në stadiumin “Anfield”, në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”.

Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi shkroi: “The Reds Dua Lipa

Faleminderit që e sollët turneun tuaj Radical Optimism në shtëpinë e kampionëve të Premier League!”

Dua Lipa dhe Liverpool kanë një lidhje të veçantë që nga performanca ikonike e saj në finalen e Champions League në vitin 2018, e cila mbetet një nga momentet më të dashura për tifozët e “The Reds”.

Koncerti në Anfield ishte pjesë e një turneu botëror që po merr vlerësime të larta, dhe për shumë fansa ishte një natë e paharrueshme nën tingujt e muzikës dhe atmosferës elektrizuese të stadiumit legjendar./IndeksOnline/

Të ngajshme

Leonora ‘lë’ Big Brotherin, ja nga kush do të zëvendësohet

KushtrimGuraj

Labi i reagon ashpër Hygertës: Unë kurrë për jetë s’të kisha leju me hy në Kosovë

KushtrimGuraj

Ibo ribashkohet me ishin pas 25 vitesh, ai shpërthen në lot

KushtrimGuraj