KF Malisheva ka njoftuar sot se për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, tifozët e tyre do të kenë mundësi të hyjnë në stadium pa pagesë.
Kjo pasi pronari i njërit prej bizneseve malishevase, u ka paguar biletat të gjithë tifozëve për ndeshjet ndaj Trepçës ‘89, Prishtinës dhe Llapit.
Veprim fantastik nga biznesmeni Ilir Limaj, kur klubi ka nevojë më së shumti për përkrahje.
Malisheva sivjet po lufton për të mbetur në Albi Mall Superligë.

