Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, e ka publikuar listën e kandidatëve për asamblistë në zgjedhjet lokale të tetorit.
Kupina erdhi me iniciativën Lidhja për Prishtinën pasi njoftoi se nuk do të garonte në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kjo është lista fituese e Lidhjes së Prishtinës. Një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit”, ka shkruar Kupina në Facebook.
“Një listë ku mbizotëron uniteti dhe harmonia, me një renditje të realizuar përmes shortit për të siguruar trajtim të barabartë”.