Aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow , u shfaq së fundmi në podkastin ‘Friends Keep Secrets’, të prezantuar nga Benny Blanco, Lil Dicky dhe Kristin Batalucco. Paltrow foli për karrierën dhe jetën e saj nën syrin e publikut, si dhe u ndal te marrëdhënia e saj me Brad Pitt .
Gwyneth Paltrow flet hapur për marrëdhënien e saj me Brad Pitt, duke pranuar se ndihej e turpëruar për ndarjen.
Aktorja tregoi se si ajo dhe Brad Pitt u takuan në sheshxhirimin e filmit të njohur ‘Seven’, ndërsa karriera e saj sapo kishte filluar të merrte hov. Ajo zbuloi se ata filluan të dilnin bashkë kur ajo ishte 22 vjeç dhe aktori ishte 31.
Por ajo shtoi se gjithçka që pasoi e tronditi dhe se njerëzit shpejt filluan ta njihnin kryesisht si të dashurën e Pitt-it. Çifti u takua në vitin 1994, u fejua në vitin 1996 dhe i dha fund fejesës në qershor të vitit 1997. Një nga prezantuesit e pyeti aktoren nëse marrëdhënia e tyre ishte më shumë si fantazi sesa realitet, dhe Paltrow tha se “një pjesë e saj ishte shumë intensive”.
“Isha shumë e re, dhe ai ishte një yll i bukur filmi”, shtoi ajo, duke zbuluar se ata janë miq sot dhe duke e quajtur Pitt ‘një djalë të mrekullueshëm që ajo e do shumë’.
Pas lidhjes së saj me Pitt, Paltrow u martua me vokalistin e Coldplay, Chris Martin, në vitin 2003, me të cilin ka dy fëmijë, Apple (22) dhe Moses (20). Çifti u nda miqësisht në vitin 2014. Ajo është e martuar me producentin Brad Falchuk që nga viti 2018.

