Telenews

Ferizaj fiton ndaj Prishtinës, Dukagjini e Gjilani ndahen baraz

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj arriti të shënojë fitore të madhe, duke e mposhtur minimalisht 1:0 Prishtinën në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

Ishte Albion Kurtaj që realizoi në minutën e 11-të të ndeshjes, e që në fund doli edhe të ishte gol i fitores.

Me këtë triumf, Ferizaj tani ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë, aq sa ka edhe Suhareka.

Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 29 pikë gjithsej.

Pa fitues dhe pa gola u mbyll ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit, e zhvilluar në Klinë.

Pjesa e dytë ishte shumë aktive me raste shënimi, sidomos nga Dukagjini, por që portat mbetën të paprekura.

Me këtë barazim, Dukagjini ka 25 pikë në vendin e tetë që dërgon në barazh.

Në anën tjetër, Gjilani shkon në 28 pikë në vendin e pestë.

Të ngajshme

Si mund të bëhet Kosova e para në grup? Fitorja ndaj Zvicrës dhe diferenca e golave!

KushtrimGuraj

Mallorca për suksesin historik të Kosovës: Kosova e Muriqit vazhdon ta ëndërrojë Botërorin

KushtrimGuraj

Kosova e Shqipëria pritet të jenë në vazon e tretë – kush janë kundërshtarët e mundshëm

KushtrimGuraj