Telenews

Ferizaj pretendon se futbollistët e Lirisë luajtën pa kontrata, bën ankesë për ta fituar ndeshjen me rezultat zyrtar

Liria ka arritur të fitoj ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.

Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Megjithatë skuadra prizrenase mund ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0.

Arsyeja është se disa nga futbollistët e Lirisë kanë kontrata me klubin bardhezi deri më 31 maj, derisa ndeshja është zhvilluar më 4 qershor.

Kanë qenë shkrimet e ndryshme nëpër mediat vendore për futbollistët e Lirisë që kanë bërë Ferizajn të bëj ankesë.

Merret vesh se Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK ditën e djeshme dhe tani është në pritje.

Në rast se FFK i jep drejt Ferizajt, do të ishte një goditje për Lirinë pasi nuk ndodh thuajse askund në botë që kontratat të bëhen deri më 31 maj, pasi gjitha klubet i lidhin në kontrata futbollistët deri më 30 qershor.

Nëse del të jetë një gjë e tillë e vërtetë, atëherë futbollistët e Lirisë kanë luajtur pa kontrata më 4 qershor ndaj Ferizajt në ndeshjen e barazhit dhe skuadra e udhëhequr nga Andrej Panadic ka drejt ankese dhe mund ta fitoj rastin.

Të ngajshme

Ky është Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar që kërkon titullin WBA

Mrekulli: Tifozët e Leverkusenit e presin Xhakën me shokë si heronjë para ndeshjes historike!

KushtrimGuraj

FESK Kampionati Shtetëror 2024: Illyrians vs. Avoid – Një Spektakël Esportiv në Klan Arena!

KushtrimGuraj