Telenews

Ferizajasja gjen 470 euro në tokë, i dorëzon menjëherë në Polici

Të hënën, rreth orës 18:00, qytetarja M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 euro.

E ato para, e njëjta i ka dorëzuar menjëherë në polici.

“Fillimisht, nuk dihej se kujt i përkisnin paratë. Po atë ditë, rreth orës 20:30, në stacionin policor është paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e një shume parash”.

“Pas verifikimeve të nevojshme është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë parash. Paratë i janë kthyer pronarit legjitim sot, më datë 23.12.2025”, njoftoi Policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj “human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë”.

Të ngajshme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Rrezarta Ramaj

Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në

Rrezarta Ramaj

Dhëndri i Hashim Thaçit përjashtohet nga Policia e Kosovës –

KushtrimGuraj