Telenews

Fero kërkohet nga policia?

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik, Fero është duke u kërkuar nga policia.

Artisti shqiptar dyshohet se të mërkurën (28 dhjetor) në mbrëmje ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hashani.

“Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, shtoi tutje ai.

 

Të ngajshme

Ylli i Hollivudit bëhet nënë për herë të parë

Valjeta Turkaj

“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri ‘ul shpatat’ dhe i kërkon falje Selinës: Nuk ke përse…

Blearta

Shaqir Palushi kërkon ndihmë për Stenaldon, i cili ka nevojë për një shtëpi

Valjeta Turkaj