Një ditë më parë ish-reperi, Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, përmes një postimi në InstaStory deklaroi se ishte në depresion të rëndë.
Ndërkaq sot në emisionin “Kosova Today” tha se ka ‘dyshime sekrete’ për vajzën e tij dhe kërkoi nga prokuroria e policia të merren më rastin e tij.
“Tregova edhe dje në emision, dje e kam parë vajzën”, ka thënë ai.
“Sepse i kam dyshimet e mia sekrete, s’mund t’i them në publik. Unë me të thënë të drejtën e kam inicu një rast më 22 korrik dhe edhe pak ditë bëhen dy muaj që as Policia, as Prokuroria, nuk e ka marrë asnjë masë për inicim të rastit edhe pse në këtë rast Prokuroria më kanë identifiku si i dëmtuar”, deklaroi Fero.
Sipas Feros, ish-bashkëshortja, Arbenita Ismajli ia ka ‘rrëmbyer’ vajzën e tyre duke e marrë në udhëtime jashtë Kosovës pa dijeninë e ish-reperit.
“Mbi të gjitha unë nuk jam në dijeni dhe nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk du me fol për këto tema, vetëm se du me tregu se nuk e kam asnjë… nuk po du as me mëndu për këto tema, thjesht po du me ditë pse Prokuroria janë tu shujtë; p’e din çka po ndodhë se mua është duke mu bë padrejtësi në Qendrën për Punë Sociale. E dinë edhe Policia, edhe Prokuroria”.
I pyetur për paralajmërimet e tij se do bënte vetëvrasje, ish-reperi nuk pranoi të fliste për këtë temë.
“Kam qenë në momente shumë të këqija, edhe shpresoj që ti asnjëherë nuk bie në pozitën time”.
“Momentalisht jam keq dhe ju lutna edhe juve mediave të mos ma keqësoni gjendjen më shumë. Me këtë pyetje që ma bëre këtu veç ma keqësove gjendjen edhe më shumë”, shtoi ai.
Ndër të tjera Fero vazhdoi të potenconjë se po i bëhet padrejtësi nga organet shtetërore për një kohë të gjatë.
“Mua është duke mu bërë padrejtësi jo qe disa ditë, as qe disa muaj, por qe disa vite. Mua nuk po më jepen të drejtat e mia të cilat janë përcaktuar me vendim të Gjykatës”, tha ish-reperi.
Ndërkaq modelja tregon se për momentin ndodhet në Britani të Madhe, në ditën kur do të duhej sipas vendimit, t’ia dorëzonte vajzën babait të saj, Fero-s, siç ka deklaruar ky i fundit.


