Telenews

Feronikeli apo Liria, sot mësohet skuadra e dytë që inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Futboll

Sot mësohet skuadra e dytë e cila do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, për sezonin e ardhshëm.

Feronikeli 74 dhe Liria do të luajnë ndeshjet e fundit të këtij sezomi në Ligën e Parë – Grupi A.

Skuadra nga Drenasi ka më shumë mundësi të futet në Superligën e Kosovës pasi renditet e para me 56 pikë dhe sot luan si mysafire e A&N, ku i duhet vetëm një pikë për ta mbajtur vendin e parë.

Në anën tjetër Liria renditet në vendin e dytë me tre pikë më pak se Feronikeli dhe sot përballet me skuadrën e Rilindja 1974.

Skuadra prizrenase lufton për fitore dhe shpreson në humbjen e Feronikelit, në menyrë që të merr vendin e parë dhe të futet në elitën e futbollit kosovar.Kujtojmë që skuadra e parë e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë është Fushë Kosova, e cila ka siguruar vendin e parë në tabelën e Ligës së Parë – Grupi B.

Të gjitha takimet nga Liga e parë Grupi A dhe B zhvillohen sot, më fillim nga ora 15:00.

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj