Në njërën nga pesë qytet-lagjet e New Yorkut, në Staten Island mbi 400 shqiptarë kanë festuar me fjalime përshëndetse, nën tingujt e këngëve patriotike dhe veshjeve popullore shqiptare,112 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një natë festive e cila u mbajtë të shtunën me 23 Nëntor 2023 në Hilton Hotel Staten Island NY, në kuadër të festimeve Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, Dita e Flamurit kuq e zi, e organizuar nga Shoqatat Kraja, Besi dhe Muriqi.
Komuniteti shqiptar festoi edhe kësaj radhe për të nderuar trashëgiminë tonë, për të shijuar muzikën dhe vallëzimet tradicionale dhe për të ndarë frymën e unitetit dhe krenarisë kombetare.
Pamje nga festa
Intonimi i himnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe himni ynë kombëtar i kënduar nga këngëtari i mirënjohur Ilsi Ademi, si apostulatë e zyrtarizimit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngritur në këmbë qindra të pranishëm të tubuar në Hilton Hotel, të cilët kanë nderuar dhe kënduar dy himent kombëtare të të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë.
Pas egzekutimit të dy himneve kombëtare konferencierët Anda Gjenashaj dhe Arvin Prengu, kanë folur për rëndësinë e kësaj nate festive, dhe kanë prezantuar folësit e nderit si dhe kanë prezantuar përmbajtjen e programit të kësaj nate festive.
Në cilësin e mikëpritësit, e përshëndetën festën 112 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetarja e shoqatës “Kraja” znj.Venera Gjenashaj, kryetari i shoqatës “Besi” z.Sejdin Xhaferaj, si dhe Xhevat Vela – këshilltar i shoqatës kulturore „Muriqi“, duke iu uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, dhe duke veçuar në këtë rast mysafirët e ftuar enkas në këtë festë.
Zonja Gjenashaj, në fillim të fjalës së saj tha se sonte jemi mbledhur për të festuar një rast të rëndësishëm në historinë tonë: Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Kjo ditë , tha ajo shënon jo vetëm shpalljen e lirisë sonë, por shërben edhe si një kujtesë e qëndrueshmërisë dhe shpirtit të të parëve tanë që luftuan pa nderprer për të drejtat dhe sovranitetin tonë. Dhe, në këtë frymë bashkimi Shoqata Kraja Muriqi dhe Besi, janë bashkuar për të festuar kulturën tonë të pasur, vlerat tona të përbashkëta dhe vendosmërinë tonë të palëkundur për të mbështetur idealet e pavarësisë dhe bashkimit të trojeve Shqiptare.”
Kryetarja e Shoqatës Kraja, Venera Gjenashaj, u lutë që dita e flamurit kuq e zi të frymëzojë të gjithë shqiptarët kudo janë që kjo ditë të jetë frymëzim për të punuar krah për krah, duke nxitur ndjenja krenarie për trashëgiminë tonë dhe duke shprehur përkushtim të pa lekundur për lirinë e kombit tonë.
Në fund të fjalës së saj ajo ka pershendetur të gjith antarët e shoqatave në komunitet, shoqata këto si tha Gjenashaj, kan kontribuar qe kjo natë festive te jetë kaqë madheshtore, duke veçur me këtë rast dhe dhënë një falemimderim tê veçantë sponsorëtve të kësaj nate festive: Musa Luka, Bari Ceka, Idriz Lekperi dhe Hysejn Kraja
Fjalën e saj ajo e mbylli me përshëndetjen e mysafirëve, duke përshendetur me këtë rast Federatën Vatra me Sekretar Dr. Pashko Camaj dhe Editorin e gazetës Dielli- Sokol Paja, Agim Kotaj i Shoqatës “Xhamadani”, këshilltaren e bashkisë së NYC Kamillah Hanks, NYPD – Illyrian Society dhe Valdrin Nikqi.
Poashtu, tha ajo pershendesim kryetarin e nderit Sami Kanaqi si dhe nën kryetarin e nderit Mus Luka, dhe në fund kryesorin që punoj pa nderprer për këtë sukses që ju po perjetoni sonte, Lul Popi.
Kurse, kryetari i shoqatës “Besi” z.Sejdin Xhaferaj në fjalën e tij përshëndetse, theksojë se kjo natë është e veçantë për të gjithë shqiptarët, dhe sidomos për rajonin tonë, sepse na ofron mundësinë të tregojmë traditat tona dhe t’i mësojmë fëmijëve tanë të jenë krenarë për rrënjët e tyre : “Nuk është thjeshtë një natë me këngë dhe valle, por një moment për të ndarë krenarinë tonë për kulturën dhe historinë që na bashkon si një komunitet i fortë” tha Xhaferaj.
Natën festive të 112 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e përshëndeti më një fjalë rasti edhe këshilltari i shoqatës Muriqi, z.Xhevat Vela.
Pas fjalimit të Kryetares e Shoqatës Kraja, Venera Gjenashaj, kryetarit të shoqatës “Besi” z.Sejdin Xhaferaj, dhe këshilltarit të shoqatës Muriqi, z.Xhevat Vela, pasuan një sërë vallesh dhe këngësh kushtuar festës së 28 nëntorit, flamurit dhe pavarësisë së shtetin shqiptar.
Koncerti festiv i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, Dita e Flamurit kuq e zi, vazhdoi me këngë e valle të shkollave shqipe “Mëso Shqip” dhe “Fol Shqip”. Fëmijët e shkollës “Mëso Shqip” në Staten Island, të përgatitur nga mësueset e gjuhës shqipe Arlinda Sukaliq dhe Merita Gjokaj, Grupi Barbana, të përgatitur nga koreografi Sebastian Tinaj, shkolla “Fol Shqip” në Queens, të përgatitur nga mësueset e gjuhës shqipe Nevila Kraja dhe Fatbardha Dibra, si dhe grupi i valltarëve të shkollës “Fol Shqip,” të përgatitur nga Amela Xhaferaj, Aylla Hoxha dhe Miranda Murataj të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, për të pranishmit që patën rastin të festojnë deri në orët e vona të mbrëmjes..
Ndërsa, Alberije Hadërgjonaj, e veshur me një fustan të dizenjuar kuq e zi, me krahët e shqiponjës, lançoi për herë të parë këngën më të re të saj “Jemi Një”, dhe së bashku me këngëtarët Ylli Demaj dhe Taulant Bajraliu e ndëzën atmosferën me këngë patriotike, duke ftuar në vallëzim të gjithë të pranishmit.
Nata festimeve Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, Dita e Flamurit kuq e zi, organizuar nga Shoqatat Kraja, Besi dhe Muriqi, festa ku të pranishmit patën rastin të festojnë dhe argëtohen vazhdoi deri në orët e vona në mes të një atmosfere patriotike, të ngrohtë dhe miqësore.