Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit “New Born” (International Dance Festival- New Born), vazhdon sot në qytetin e Ferizajit.
Me defilimin e ansambleve pjesëmarrëse në këtë festival i cili ka nisur në Prishtinë, sot vazhdohet me qytetin e Ferizajit, shkruan Telenews.al
Defilimi do të përcjellet me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.
Ansamble nga Argjentina, Bullgaria, Kameruni, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia e Turqia po marrin pjesë në edicionin e parë të këtij festivali që pritet të organizohet për çdo vit dhe të bëhet tradicional. “New Born”.
Festivali deri tani është mbajtur në Prishtinë dhe Prizren e ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni, do të prezantohen edhe në Viti e Obiliq gjatë dy ditëve të ardhshme.
Netët finale të këtij festivali do të mbahen më 14, 15 dhe 16 gusht 2022 në Gërmi në Prishtinë.
Shpallja e fituesve të festivalit do të mbahet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë, më 14, 15 dhe 16 gusht 2022. Do të ndahen tri çmime; vendi i parë – shpërblimi 2,000 euro, vendi i dytë -1.500 euro dhe vendi i tretë – 1.000 euro.
Sponzor medial i këtij festival është Telenews.al