Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit “New Born” (International Dance Festival- New Born), vazhdon sot në qytetin e Vitisë.
Me defilimin e ansambleve pjesëmarrëse në këtë festival i cili ka nisur në Prishtinë, sot vazhdohet me qytetin e Vitisë, shkruan Telenews.al
Defilimi në këtë festival po përcjellet me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.
Ansamble nga Argjentina, Bullgaria, Kameruni, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia e Turqia po marrin pjesë në edicionin e parë të këtij festivali që pritet të organizohet për çdo vit dhe të bëhet tradicional. “New Born”.
Festivali deri tani është mbajtur në Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj e ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni, do të prezantohen edhe në Viti sot dhe Obiliq nesër.
Netët finale të këtij festivali do të mbahen më 14, 15 dhe 16 gusht 2022 në Gërmi në Prishtinë.
Shpallja e fituesve të festivalit do të mbahet në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë, më 14, 15 dhe 16 gusht 2022. Do të ndahen tri çmime; vendi i parë – shpërblimi 2,000 euro, vendi i dytë -1.500 euro dhe vendi i tretë – 1.000 euro.
Sponzor medial i këtij festival është Telenews.al