Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.
I lindur më 10 korrik të vitit 1986 në Prishtinë, këngëtari ka mbushur plot 36-vite jetë.
Siç rëndom ndodh nëpër ditëlindje, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e familjarët.
Një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, blogerja Sara Hoxha, me të cilën është në lidhje prej disa vitesh.
Kjo e fundit ka përzgjedhur një sërë fotografish të përbashkëta të çiftit, madje disa prej tyre nuk ishin të publikuara më parë.