FIFA ndryshon rregullat në mënyrë që Barcelona e Liverpool të mos mungojnë në Botërorin e Klubeve
Trupi drejtues i futbollit botëror, FIFA po planifikon një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e Kupës së Botës për Klube, me qëllim që të sigurojë pjesëmarrjen e më shumë skuadrave të mëdha në këtë garë prestigjioze.
Sipas raportimeve të fundit, FIFA synon të rrisë kufirin e skuadrave të lejuara nga secili vend, nga dy në tre, në edicionin e ardhshëm të turneut.
Ky ndryshim do të rrisë mundësitë që klube si Liverpool, Barcelona dhe Napoli të marrin pjesë, duke e bërë kompeticionin më konkurrues dhe më atraktiv për tifozët në mbarë botën.