Federata e Futbollit e Kosovës dhe kompania ArtMotion do të vazhdojnë partneritetin me nënshkrimin e kontratës së re për të drejtat televizive të ndeshjeve të futbollit vendor.
FFK-ja ka njoftuar sot se ArtMotion është shpallur kompani fituese në thirrjen publike të datës 11 korrik 2023 për të drejtat televizive për ndeshjet e futbollit tonë. Përmes këtij procesi, ArtMotion ka siguruar të drejtat për të transmetuar ndeshjet e Albi Mall Superligës, ndeshjet e Ligës së Parë në të dyja grupet, si dhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Ky partneritet midis Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ArtMotion parashikohet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si ndeshjet futbollit transmetohen dhe vlerësohen nga publiku në Kosovë.

