Telenews

FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Qëllimi i këtij takimi  ishte dakordimi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë, me fokus të veçantë në ndërtimin e një fushe stërvitore.

Gjatë takimit, presidenti Ademi theksoi rëndësinë e përkrahjes që FFK i ofron të gjitha komunave për zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit. Ai vuri në dukje se Gjakova ka një rëndësi të veçantë për shkak të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës sportive në këtë rajon, e veçmas stadiumit të qytetit, që po ndërtohet me ritëm të shpejtë  dhe do t’i plotësojë standardet evropiane.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap tjetër përpara në procesin e rregullimit të fushës të re stërvitore, e cila do t’i shërbejë komunitetit të futbollit në këtë komunë dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për klubet kësaj treve.

Të ngajshme

Dy cisterna gazi me flamur indian kalojnë Ngushticën e Hormuzit pa incidente

Valjeta Turkaj

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Valjeta Turkaj

PDK-ja akuzon Osmanin për shkelje kushtetuese

Valjeta Turkaj