Telenews

FFK-ja dënon Bylbyl Sokolin, por jo për ndeshjet me Dinamon…

 

 

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit Bylbyl Sokol për shkak të deklaratave të tij kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu, mirëpo ka kursyer trajnerët Faruk Statovci, Liridon Leci e Gentian Mezani, të cilët po ashtu kishin kritikuar ashpër gjyqtarët.

Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës u karakterizua me shumë polemika lidhur me vendimet e gjyqtarëve, sidomos në emisionet televizive, mirëpo nuk munguan as kritikat në intervistat pas ndeshjes.

Pikërisht për shkak të opinionit të tij në emisione televizive e ka pësuar trajneri Bylbyl Skoli.

Sipas vendimit të Komisionit të Garave, ndaj Sokolit është inicuar procedurë disiplinore për shkak se e ka akuzuar gjyqtarin Mervan Bejtullahu për referim skandaloz.

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, ID:009925M57. Motivi: Në emisionin sportiv në TV ”Dukagjni” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë referin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu, për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF “Dinamo” nga Ferizaj”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

Megjithatë, FFK-ja ka “mbyllur sytë” për ‘analistët e tyre të afërt’ duke mos i ndëshkuar për deklarata thuajse të njëjta sikurse Bylbyl Sokoli.

Në po të njëjtin emision, Faruk Statovci ofendoi gjyqtarin Gramos Shala mirëpo nuk mori asnjë ndëshkim, teksa njëjtë u veprua edhe me Liridon Lecin që ishte kritik ndaj gjyqtarëve.

Për dallim nga fjalimet në studiot televizive, trajneri Mezani shpëtoni nga vendimet e komisionit edhe pse e akuzoi ashpër gjyqtarin pas përfundimit të takimit. Ai e kishte quajtur “monstër” gjyqtarin.

Të ngajshme

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj