Telenews

FFK ofron bashkëpunim në hetimet për dyshimet rreth kurdisjeve të ndeshjeve

Federata e Futbollit të Kosovës është shprehur e hapur për bashkëpunim në hetimin e kurdisjeve eventuale të ndeshjeve.

“FFK-ja i ka marrë të gjitha informacionet relevante për dy ndeshjet më të përfolura të kësaj xhiroje, Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina. Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, organet përkatëse të FFK-së, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Dy ndeshjet më të përfolura ishin ajo në mes të Trepçës 89 dhe Prishtinës, si dhe Ferizajt dhe Dukagjinit.\Telenews.al\

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta