Telenews

FIFA i jep Cristiano Ronaldos një lamtumirë heroike pas eliminimit nga Kupa e Botës

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pas eliminimit 1-0 të Portugalisë ndaj Marokut të shtunën mbrëma në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ronaldo, 37 vjeç, ndoshta do të tërhiqet pa fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm të sportit.

Ylli portugez hyri si zëvendësues kundër Marokut me skuadrën e tij tashmë në disavantazh dhe nuk ishte në gjendje të parandalonte eliminimin.

Pas vërshëllimës së fundit, Ronaldo doli me shpejtësi nga fusha dhe nisi të qante rrugës për në zhveshtore.

CR7, i cili mori pjesë në Kupën e tij të pestë Botërore, luajti ndeshjen e tij të 196-të ndërkombëtare, një rekord që ai tani e ndan me Bader Al-Mutawa të Egjiptit.

FIFA shpërndan një video për Cristiano Ronaldon

FIFA ndau një video në Twitter duke nderuar CR7 dhe duke theksuar disa nga momentet e tij më të mira në Kupën e Botës.

“Një mit. Një legjendë. Një makinë. Faleminderit, Cristiano”, ka shkruar FIFA në faqen zyrtare.

FIFA i dha Ronaldos lamtumirën heroike, më shumë se sa mund të thuhet për kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo meritonte më shumë në Botërorin e tij të fundit sesa të dilte nga stoli, siç deklaroi bashkëshortja e tij, Georgina.

Të ngajshme

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj