Telenews

Fillojnë gërmime në afërsi të Burgut të Dubravës, dyshohet për trupa nga lufta e fundit

Autoritetet e Kosovës sot më 29.05.2025 kanë filluar gërmime të reja në afërsi të Burgut të Dubravës, pasi kanë dyshime se mund të jenë varrosur njerëz nga lufta e fundit në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë bashkë me një dëshmitar.

Kemi dalë në vendin e ngjarjes me dëshmitarin, i cili ka treguar se ku e ka varrosur trupin, të cilin e ka gjetur. Në bazën e këtyre informacioneve janë duke u kryer gërmimet” – ka thënë Morina për KALLXO.com.

Ndërsa Florim Elshani nga Policia e Kosovës tha se sot kanë dalë në këtë vend, pasi që kanë ardhur më herët edhe me dëshimtarin dhe i kanë kërkuar autorizimet nga Prokuroria.

Kurse Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit tha se ky është vendi i 10 që këto ditë është duke u gjurmuar, në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë.

“Lokacioni në afërsi të Burgut të Dubravës është vend ku edhe në të kaluarën ka pasur gërmime, për shkak të dyshimeve se ka ende trupa të zhdukur në këtë pjesë” – ka thënë Gara.

Të ngajshme

Ish-shefi i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë Lituaninë

Valjeta Turkaj

Jon Hoti dënohet me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Valjeta Turkaj

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

Valjeta Turkaj