Telenews

Fillon heqja e kamerave ilegale nga rrugët e Shtërpcës

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka informuar se ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës.

“Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Përparim Rama: Kemi përfunduar mbi 800 projekte në qytet e fshatra, vizioni ynë është i qartë

Erzana Fazliu

Abdixhiku në hapjen e fushatës: Jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit

Erzana Fazliu

Xhami e re për besimtarët në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu