Telenews

Fillon ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë

fillon-ndeshja-mes-shqiperise-dhe-serbise

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën, në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën emocionale mes dy kombëtareve.

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.

E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe.

Atmosfera në Tiranë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të dyja skuadrat synojnë të marrin pikët e plota për të ecur përpara në garën e gjatë drejt Botërorit.

Të ngajshme

Ronaldo shënon, Portugalia barazon me Spanjën

KushtrimGuraj

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Serbi: Rey Manaj humb penalltinë në minutën e fundit

KushtrimGuraj

Franca fiton ‘finalen e vogël’ ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve

KushtrimGuraj