Telenews

Fillon përhapja e nënvariantit të ri të Omicronit, frikë për një valë të re të COVID-19

Ekspertët e kanë paralajmëruar një nënvariant i ri i COVID-19 është zbuluar në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

I quajtur “BA.4.6”, lloji i ri ka ngjallur frikën për një valë të re të COVID-19, derisa temperaturat po ulen dhe dimri po afrohet.

Shkencëtarët në Kinë thanë se “BA.4.6” është një pasardhës i variantit “BA.4” të Omicron, varianti më i butë i COVID-19 i cili aktualisht është lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), nënvarianti i ri tani përbën nëntë për qind të të gjitha rasteve, nga 3.3 për qind e rasteve në javën që fillon më 14 gusht, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Edhe në ShBA “BA.4.6” përbën  nëntë për qind të rasteve, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ky variant është zbuluar edhe në vende të tjera të botës.

Por, ekspertët kanë qenë të shpejtë për të vënë në dukje se nënvarianti ri nuk mendohet të përbëjë një kërcënim më të madh.

Manal Mohammed nga mikrobiologjia mjekësore në Universitetin e Ëestminster tha se të gjitha nënvariantet e Omicron nuk janë shumë serioze.

“Për fat të mirë, infeksionet Omicron në përgjithësi shkaktojnë sëmundje më pak serioze dhe ne kemi parë më pak vdekje sesa me variantet e mëparshme. Ne presim që kjo të zbatohet edhe për “BA.4.6″. Në të vërtetë, nuk ka pasur ende raporte që ky nënvariant po shkakton simptoma më të rënda”, është shprehur ai.

 

Të ngajshme

Mali i Zi publikon analizë për “Ballkanin e Hapur”, dokumenti hiqet nga rendi i ditës në Kuvend

KushtrimGuraj

Çitaku: Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë

KushtrimGuraj

Rrëfimi i amerikanit që mblodhi kujtimet e Ismail Qemalit

KushtrimGuraj