Telenews

Fillon qortimi i pronarëve të automjeteve me targa ilegale serbe

Kanë kaluar më shumë se 30 minuta që kur ka nisur së zbatuari vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës, i marrë javën e kaluar, në lidhje me targat ilegale të automjeteve në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të Kallxo.com, gjatë këtyre minutave janë shqiptuar dy qortime në pikën kufitare Jarinjë për shoferët e veturave me targa ilegale serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës.

Periudha e qortimit për qytetarët me targa ilegale do të jetë deri më 21 nëntor e më pas do të hyjë në fuqi periudha e dytë ajo e gjobitjes.

Një fletë-qortim do t’u jepet qytetarëve që kanë veturat me targat ilegale serbe e që hasen brenda territorit të Kosovës.

Të njëjtit do të udhëzohen që të regjistrojnë veturat e tyre në qendrat e regjistrimit me targa zyrtare – RKS.

Pas periudhës së gjobitjes për dy muaj nga 21 janari 2023 do të ketë targa provuese ndërsa masa e fundit ajo pas 21 marsit të vitit të ardhshëm tregon se të gjithë pronarët që nuk kanë të regjistruara veturat me targa RKS do të obligohen të veprojnë në këtë mënyrë.

Disa patrulla të Policisë së Trafikut janë parë në disa lokacione ndërsa në Lagjen e Boshnjakëve ishte vendosur edhe një patrullë e Njësisë Speciale, që bënte kontrolle të automjeteve të cilat kalonin në atë zonë.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj