Telenews

FIllon rinumërimi i votave në QNR

Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Postimi i plotë:

Ka nisur rinumërimi i votave në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

🗳️ Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

📍 Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve:

Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

📍 Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

🔍 Rinumërimi synon garantimin e saktësisë dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj