“Eurovisioni” i sivjetshëm na sjell ndryshime në sistemin e votimit dhe më në fund mund të thuhet se i është “hapur” për të gjithë botën.
Për herë të parë në historinë e garës, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse, përfshirë Kosovën, mund të votojnë për të preferuarin e tyre.
Të gjithë shikuesit mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar “Eurovision Song Contest”, që është në iOS dhe Android, dhe në faqen www.esc.vote, përfshirë edhe nga vendet jo-pjesëmarrëse.

