Telenews

Fillon votimi për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia

Sipas mediave shtetërore ruse, ka filluar votimi në disa nga rajonet e territoreve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

“Votimet filluan në orën 08:00 në Donetsk dhe Luhanks, si dhe në rajonin Kherson dhe në territoret e çliruara të rajonit Zaporozhye”. “Referendumet” janë cilësuar si të paligjshme dhe “mashtrim” nga Ukraina dhe perëndimi”, shkruan agjencia e lajmeve Tass.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët kanë thënë se planet e Putinit që të përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës.

Putin ka thënë më parë se do të përdorë të gjitha sistemet e mundshme të armëve për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial të Rusisë.

Të ngajshme

Raportohet për kaq të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Donat Hashani

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj

Detaje të reja nga sulmi në Gjermani: Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses

Valjeta Turkaj