Telenews

FINAL FOURI I LIGËS UNIKE MBAHET NË PEJË, KËTO JANË DETAJET E ORGANIZIMIT

Për herë të parë Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë turneun “Final Four” në kuadër të Ligës Unike ku marrin pjesë skuadra nga Kosova dhe Shqipëria.
FBK ka vendosur që ky turne të zhvillohet në Pejë, përkatësisht në palestrën “Karagaçi” nën organizimin e Klubit të Basketbollit Peja.
Në një konferencë për media me rastin e nënshkrimit të kontratës ndërmjet FBK-së dhe KB Peja, Sekretarja e kësaj federate Elvira Dushku tha se KB Peja i ka plotësuar të gjitha kushtet për organizimin e këtij turneu dhe se së bashku janë duke punuar në mënyrë intensive që tifozët ta shijojnë një spektakël të vërtetë në palestrën sportive “Karagaçi”.
“Për herë të parë do të organizohet “Final Four” i Ligës Unike, këtë herë do të jetë në Pejë, pra edicioni i parë do të jetë në Pejë. Klubi i Basketbollit Peja i ka plotësua të gjitha kriteret konform konkursit që është shpallur dhe së bashku me Ligën Unike tashmë prej momentin kur është votuar nga bordi i Ligës Unike pardje kemi filluar përgatitjet intensive në mënyrë që të mërkurën dhe të enjten e ardhshme të jemi ta gatshëm për spektaklin që t’iu servohet të gjithë adhuruesve të basketbollit ne palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë”, tha Dushku.
Ndërsa drejtori sportiv i Klubit të Basketbollit Peja Arbër Elashani deklaroi se ata kanë bërë të gjitha përgatitjet që ky organizim të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa ka deklaruar për këtë klub është nder i madh organizimi i një ngjarje kaq të madhe.
“Është vërtetë një nder shumë i madh për klubin e basketbollit Peja që për herë të parë ta organizojmë një event me një rëndësi kaq të madhe të ligës mbarëshqiptare siç është “Final Four” i Ligës Unike. Ne në mbledhjen e fundit që e kemi pasur te Klubi i Basketbollit Peja nga presidenti dhe secili anëtar i klubit tonë kemi marr zotimin që ta organizojmë Ligën Unike bashkarisht me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Shqipërisë, pra bëhet fjalë për një trekëndësh dhe kemi bashkëpunim të ndërsjellë dhe normalisht që e sigurojë këtu sekretaren që organizimi do të jetë spektakolar dhe i një niveli shumë të lartë”, tha Elshani.
Ai më pas zbuloi edhe detaje mbi çmimin e biletave për të cilat ka bërë të ditur se do të shiten në dy forma. Njëra mund të blihet si pako përmes së cilës mund të ndiqen të gjitha ndeshjet, dhe tjetra është mënyrë vetjake, ose për secilën ndeshje veçmas.
Elshani: Çmimi i biletës për të gjitha ndeshjet do të jetë 10 euro
“Do ta lansojmë një biletë e cila do të jetë për të gjithë eventin e vlefshme dhe çmimi i saj është 10 euro. Pra me 10 euro një tifozë mund të vijë ta shikojë komplet eventin e Ligës Unike, Final Four, gjysmëfinalet, vendi i tretë dhe finalen. Për tifozët të cilët refuzojnë ta blejnë biletën për të gjithë eventin do ta kenë biletën e cila quhet vetjake për një ndeshje e cila do ta ketë çmimin 5 euro”, theksoi Elshani.
Në fund Sekretarja e FBK-së bëri të ditur se në total, shpërblimi për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë turne do të jetë 25 mijë euro.
Ndeshjet do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill ku në gjysmëfinale ballafaqohen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.
Finalja si dhe ndeshja më për vendin e tretë zhvillohen më 21 prill.

Të ngajshme

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj

Kështu po duket Dhurata sonte gjatë një koncerti

KushtrimGuraj

Deputeti i VV-së flet për herë të parë: Ka tendencë kontrolli brenda partisë

KushtrimGuraj