Telenews

Finalistët bëhen gati për natën e madhe të Big Brother VIP Kosova 4

Atmosfera në shtëpinë më të famshme në vend ka ndryshuar krejtësisht, teksa pesë finalistët e edicionit të katërt kanë nisur përgatitjet për natën finale që zhvillohet sonte, të premten.

Pas një rrugëtimi mbi 100-ditor, emocionet janë në kulm për Elijona Binakajn, Ludo Lee, Klodian Mihajn, Londrim Mekajn dhe Hygerta Sakon, të cilët po bëhen gati për daljen e fundit nga shtëpia si finalistë të këtij edicioni.

Ekipi profesionist i makijazhit dhe flokëve ka mbërritur tashmë në ambientet e shtëpisë për t’i përgatitur ata për spektaklin e madh live. Në çdo cep të shtëpisë ndihen emocionet, ndërsa finalistët po kujdesen për detajet e fundit të paraqitjes së tyre në një nga netët më të rëndësishme të jetës së tyre publike.

Grimi, stilimi i flokëve dhe përzgjedhja e veshjeve janë kthyer në prioritetet e orëve të fundit brenda shtëpisë, ndërsa publiku mezi pret t’i shohë ata të kuruar deri në detajin e fundit në skenën madhështore të finales.

Njëri prej tyre do të kurorëzohet sonte si fituesi i madh i Big Brother VIP Kosova 4, duke rrëmbyer çmimin kryesor dhe duke hyrë në historinë e këtij formati si triumfues i edicionit të katërt.

Se kush do të jetë ai apo ajo që do të dalë me çmimin e madh, mbetet të shihet në spektaklin e mbrëmjes, ku emocionet, surprizat dhe reagimet pritet të jenë të shumta deri në shpalljen e rezultatit final.

 

Të ngajshme

Sokol Brahaj: Dy raketa balistike u nisën nga harta e Iranit, por mbetet e paqartë kush i lëshoi

KushtrimGuraj

Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them se pronari i asaj kompanie ka qenë jo korrekt – liri për Gjesti

KushtrimGuraj

Enca ‘tund’ rrjetin, shfaqet super provokuese në imazhin e fundit

KushtrimGuraj