Fisi ku gratë nuk lahen me ujë, por shkëlqejnë dhe mirëpresin mysafirët në shtrat
Më shumë se një kulturë – një mënyrë jete që lidh bukurinë me respektin dhe mikpritjen
Civilizimet e largëta gjithmonë kanë ngjallur kureshtje të madhe, veçanërisht për stilin e tyre të jetesës jashtëzakonshëm. Sa më shumë i afrohemi njohjes me kulturat e popujve të tjerë, aq më e lehtë është të kuptojmë se ndonëse duken të largët, ato shpesh kanë ngjashmëri me tonat – ose ndoshta jo.
Një nga këto komunitete është fisi Himba, një grup gjysmënomadësh që jetojnë në veri-perëndim të Namibisë. Prej vitesh, ky fis ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe studiuesve për bukurinë dhe ritualet unike të anëtarëve të tij, sidomos të grave.
Sekreti i bukurisë: kremi i kuq nga natyra
Gratë Himba kujdesen për pamjen me mënyra krejt të veçanta. Ato përgatisin përditë një pastë të kuqe të quajtur otijze, duke përzier yndyrë shtazore me pigment okër. Kjo përzierje aplikohet në lëkurë dhe flokë si mbrojtje nga dielli i ashpër i shkretëtirës dhe për të theksuar bukurinë fizike.
Përveç mbrojtjes ndaj klimës dhe insekteve, pasta shpesh aromatizohet me rrëshira aromatike, duke i dhënë grave një “aromë natyrore joshëse”. Më shumë sesa kozmetikë, kjo praktikë është simbol i lidhjes me tokën, jetën dhe bukurinë sipas idealeve të këtij komuniteti, transmeton Telegrafi.
Gratë nuk lejohen të lahen me ujë
Një nga faktet më të habitshme për këtë fis është ndalimi që grave u bëhet për t’u larë me ujë. Kjo ndikon drejtpërdrejt nga mungesa kronike e ujit për shkak të thatësirave të gjata në rajon. Tradicionalisht, vetëm burrat lejohen ta përdorin ujin për pastrim trupor.
Në vend të dushit, gratë përdorin një teknikë të quajtur “banjë me tym”. Ato vendosin qymyr të zjarrtë dhe bimë aromatike në një enë balte dhe, pasi ngrihet tymi, përkulen mbi të. Disa e mbështjellin trupin me batanije për të stimuluar djersitjen. Kjo metodë jo vetëm pastron trupin, por lë një aromë të veçantë që shumë vizitorë e kanë përshkruar si të këndshme dhe tërheqëse.
Tradita e dhurimit të grave për mikpritje
Një zakon që ka ngjallur shumë debat është ai i “dhurimit” të grave si shenjë mikpritjeje. Sipas traditës Himba, një burrë që pret mysafir ofron gruan e tij për të kaluar natën me të, si shprehje respekti dhe besimi.
Gratë e fisit konsiderojnë bashkëshortët si zot të shtëpisë dhe nuk e kanë të drejtën të refuzojnë këtë kërkesë. Nëse nuk ka dhoma të lira në banesë, burri fle jashtë për të lënë vendin mysafirit. Ky ritual njihet si okujepisa omukazendu, dhe pavarësisht se për të huajt mund të duket i pazakontë, për komunitetin Himba është pjesë e identitetit të tyre kulturor.
Fisi i bukurisë natyrore
Gratë dhe burrat e fisit Himba njihen për bukurinë e tyre natyrore. Ata ecin të zhveshur nga beli e lart dhe veshin funde prej lëkure kafshësh. Gratë e rritura mbulojnë këmbët me çorape prej lëkure për t’u mbrojtur nga pickimet e insekteve helmuese. Stili i tyre është i lidhur ngushtë me natyrën dhe praktikat shekullore që i dallojnë nga çdo tjetër komunitet në botë.