Telenews

Fitore bindëse e Holandës ndaj Rumanisë për të kaluar në çerekfinale

Holanda ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, duke eliminuar Rumaninë me rezultat të pastër, 3-0.

Pas vetëm 20 minutash lojë dhe një dominim të plotë nga Tulipanët, erdhi edhe goli i parë i realizuar nga Cody Gakpo, që u asistua nga Xavi Simons.

Pas vetëm gjashtë minutash, Stefan de Vrij pati shansin që të realizonte për 2-0, por gjuajtja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë.

🚨 GOAL: Romania 0-1 Netherlands!

CODY GAKPO PUTS THE NETHERLANDS IN THE LEAD! 🇳🇱
pic.twitter.com/wv45fpgKeW

— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) July 2, 2024

Simons (44’) nuk arriti ta konkretizonte me gol një pasim brilant të Denzel Dumfries, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me vetëm një gol.

Edhe 45 minutat e dytë ishin të dominuar plotësisht nga Holanda, me çka realizuan edhe dy gola të tjerë.

Memphis Depay tentoi të realizonte nga afër në minutën e 54-të, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Virgil Van Dijk (58’) gjuajti me kokë, por ylli i Liverpoolit goditi vetëm shtyllën vertikale të Rumanisë.

🚨 GOAL: Romania 0-2 Netherlands!

MALEN INCREASES THE LEAD! 🇳🇱 pic.twitter.com/g29EBg6kE4

— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) July 2, 2024

Gakpo mendoi se e kishte shënuar golin e tij të dytë në minutën e 63-të, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Për ta shënuar golin e dytë të Holandës u përkujdes Donyell Malen (83′), që realizoi për 2-0 nga një asistim i Gakpos.

Malen realizoi edhe të dytin personal dhe të tretin për Tulipanët, kur shënoi për 3-0 në minutën e 90+3-të.

Në çerekfinale, Holanda do të përballet me fituesin e duelit mes Turqisë dhe Austrisë që fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/

🚨🚨| GOAL; MALEN WITH A BRACE!!

Romania 0-3 Netherlands

pic.twitter.com/a329Ng6SNu

— CentreGoals. (@centregoals) July 2, 2024

Të ngajshme

Kurti takon xhudistët para Lojërave Olimpike “Paris 2024”: Krenarë jemi, krenarë na bëni!

Erzana Fazliu

Muriqi afër transferimit te Ipswich Town

Erzana Fazliu

UEFA publikoi renditjen e re, zbulohet pozicionimi i klubeve kosovare

KushtrimGuraj